Orari i provimeve, sezoni i verës 2022-2023 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

NJË AMBASADË E RE ITALIANE NË TIRANË

E enjte, 1 Qershor, ora 11.00.
Universiteti Politeknik i Tiranës,
Aula Magna “Silvano Pedrollo”

Programi:

11.00 – 12.00 Konferencë për shtyp

  • Armand Vokshi, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT
  • Fabrizio Bucci, Ambasador i Italisë në Shqipëri
  • Elva Margariti, Ministre e Kulturës
  • Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
  • Daniele Fanciullacci, Drejtor Ekzekutiv i ARS Progetti SPA

12.00 – 13.00 Prezantimi teknik

Pjesa e parë:

Prezantimi i projektit (15 minuta).

  • Daniele Fanciullacci, CEO i ARS Progetti SPA
    Karakteri simbolik, gjuha arkitekturore, zgjedhjet strukturore e strategjitë e kursimit të energjisë Prezantimi i Konsorciumit.

Pjesa e dytë:

Frymëzime për studentët për perspektivat në të ardhmen e tyre profesionale (30 minuta).

Daniele Fanciullacci (ARS Progetti SPA) – 12 minuta.
Menaxhimi i kompleksitetit si mision: shembuj projektesh komplekse në Shqipëri dhe në botë.

  • Gjon Radovani (Open shpk) – 7 minuta
    Ndërhyrja në kontekstin urban të Tiranës
  • Emanuela Valle (Valle 3.0 srl) – 7 minuta
    Sfidat e bërjes së arkitekturës mes traditës dhe inovacionit.
  • Joaquin Olaria (PEGI Engineering sl) – 4 minuta
    Ndryshimi i ritmit të imponuar nga tranzicioni i energjisë.

Pjesa e tretë:
Debat me pyetje dhe përgjigje (15 minuta)

Universiteti Politeknik i Tiranës organizon për të tretin vit radhazi PANAIRIN E KARRIERES, një mundësi e jashtëzakonshme për formimin dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Ky Panair ndihmon studentët dhe të diplomuarit për të kuptuar më shumë kërkesat e tregut të punës dhe i aftëson për të zhvilluar potencialin e plotë të tyre.

Ju mirëpresim!
DATA: 2 qershor 2023
ORA: 10:00 – 15:00
VENDI: Oborri i Brendshëm i Korpusit Qendror

Në kuadër të hapjes së thirrjes së VIII – të për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës do të zhvillohen në nivel institucional dy takime informuese me studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës në datat 22 dhe 23 maj në orën 11.00 në sallën “Silvano Pedrollo” në rektorat.

Qëllimi i programit të praktikave është të aftësojë studentët me përvojë pune, duke zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, akademike dhe personale. Target grupi i këtij programi janë të rinjtë profesionistë të moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”. Përgjatë zbatimit të Thirrjes nr. VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, është parashikuar që praktika për një periudhë tre mujore dhe pa pagesë të zhvillohet përgjatë periudhës shtator – dhjetor.

Në datën 22 maj në takimin informues do të marrin pjesë studentët e:

· Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike

· Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit

· Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit

· Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës

Në datën 23 maj në takimin informues do të marrin pjesë studentët e:

· Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

· Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike

· Fakulteti të Gjeologjisë dhe Minierave

Për të rinjtë e interesuar, aplikimi pas hapjes së thirrjes do të bëhet online në website-n vijues: https://praktika.riniafemijet.gov.al; duke filluar nga data 1 qershor.

Në kuadër të hapjes së thirrjes së VIII – të për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës do të zhvillohen në nivel institucional dy takime informuese me studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës në datat 22 dhe 23 maj në orën 11.00 në sallën “Silvano Pedrollo” në rektorat.

Qëllimi i programit të praktikave është të aftësojë studentët me përvojë pune, duke zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, akademike dhe personale. Target grupi i këtij programi janë të rinjtë profesionistë të moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”. Përgjatë zbatimit të Thirrjes nr. VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, është parashikuar që praktika për një periudhë tre mujore dhe pa pagesë të zhvillohet përgjatë periudhës shtator – dhjetor.

Në datën 22 maj në takimin informues do të marrin pjesë studentët e:

· Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike

· Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit

· Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit

· Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës

Në datën 23 maj në takimin informues do të marrin pjesë studentët e:

· Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

· Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike

· Fakulteti të Gjeologjisë dhe Minierave

Për të rinjtë e interesuar, aplikimi pas hapjes së thirrjes do të bëhet online në website-n vijues: https://praktika.riniafemijet.gov.al; duke filluar nga data 1 qershor.

18 May 2023 - N’Fole 90’s

Studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, ksaj here shihemi n’Fole 90’s!!! Lini mënjanë fletët, rapidat & laptopat dhe zhytuni në një mbrëmje plot argëtim!

Ju prezantojmë me festën para-sezonale të studentëve të FAU/UPT, ku mund të largoheni pak nga e perditshmja dhe të kaloni këndshëm me njëri-tjetrin. Me 19 MAJ do të kemi një seri ngjarjesh emocionuese “n’Fole t’Arkitektve”.

Bashkohuni me ne për të krijuar kujtime të paharrueshme dhe festoni sikur nuk ka të nesërme!😍

Mos mungoni!!

P.s. Te gjithe pedagoget dhe stafi i FAU jane te ftuar!

⏳19 Maj Ora: 19.00 – 00.00
📍Foleja Eat Drink Print

Per me shume info:
Email: n.fauevent@gmail.com
Instagram: @fauevent

Në vijim të bashkëpunimit, Megatek është në kërkim të Arkitektëve të rinj me kohë të plotë dhe të pjesshme.


Kërkesat e pozicionit:
– Avantazh përbëjnë studentët e viteve të Programit Master dhe viti i 3 Bachelor.
– Kërkesat janë për 2 arkitektë me kohë të plotë dhe 4 me kohë të pjesshme (gjatë fundjavës / gjatë javës nëse janë disponibël)
– Njohuri të gjuhës angleze
– Njohuri të programeve të dizenjimit

Përshkrimi i punës:

Për të katërtin vit radhazi, studentët e FAU duke aplikuar ne FAU e duke ndjekur vitin e fundit ne Venecia marrin automatikisht 2 diploma: një shqiptare nga UPT dhe një italiane nga IUAV.

Kjo vjen si vazhdim i marrëveshjes bilaterale mes FAU / UPT dhe UIAV Venecia, Itali, për bursa studentësh për studime 1 vjeçare pranë IUAV, në Venecia, Itali.

Marrëveshja mbi Dopio-Diplomat e dy Universiteteve përfundon në vitin 2024, por nga të dy palët është konfirmuar dëshira për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej.

Për këtë qëllim, në qershor 2023, do të zhvillohet nja takim i përbashkët në Venecia mes dy delegacioneve përfaqësues të të dy institucioneve, të cilët do të bashkëbisedojnë mbi eksperiencat e kaluara dhe mbi përmirësime të mëtejshme të marrëveshjes së re që pritet të nënshkruhet.

NDËRKOHË:
Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) studentësh të FAU, në kuadër të Marrëveshjes KA1, të Programit Erasmus +, në Universitetin e Venezias IUAV, në ItaliNë kuadrin e marrëveshjes dy palëshe ndërmjet FAU dhe Universitetit IUAV i Venezias, “An Implementation Agreement for Academic Cooperation for Seting Up a Double Degree” dhe në kuadrin e programit Erasmus+ KA 1, hapet thirrja për aplikime për Bursa, për studentët Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, të cilët mund të kryejnë studime pranë Universitetit IUAV të Venezias, në Itali.

Mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbim studentësh të nivelit Master për studime
Niveli i mobilitetit për studentët:

• Master Shkencor. (studentët duhet të jenë të regjistruar në një Program të integruar studimi të ciklit të dytë, Master Shkencor, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, dhe në momentin e aplikimit, duhet të jenë studentë të rregullt në vitin e 4).

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 vit akademik, (10 muaj: Tetor 2023 – Korrik 2024). (studentët do të kryejnë vitin e fundit të studimeve, në Universitetin pritës, dhe në fund të vitit do të marrin diplomë të dyfishtë).

Fusha e studimit:
– Arkitekturë
– Urbanistikë

Numri total i studentëve: 3 studentë.

Kushte paraprake për studentët:

– Studentët duhet të kenë fituar të 180 kreditet e 3 viteve te para. Gjatë procesit të seleksionimit të kandidatëve, do të jenë fitues ata studentë që nuk kanë lëndë të mbartura për frekuentim, dhe nuk kanë asnjë provim të mbartur deri në momentin e aplikimit.- Studentët duhet të kënë të mbrojtur gjuhën e huaj, Italisht ose Anglisht (preferohet Italisht).

Dokumentat e nevojshme për aplikim, për studentët:

– CV
– Kopje e Pasaportës
– Vërtetim studenti
– Listë notash deri në momentin e aplikimit
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze)
– Çertifikatë e gjuhës së huaj ( Italisht CELI, ose Anglisht TOEFL/CEFR, B2 )*
– Dokumenti Learning Agreement**

* Niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B2. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me çertifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.

**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Politeknik të Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin në Venezia, lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në vitin përkatës në Fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Për të shkarkuar formatin e “Learning Agreement” klikoni si më poshtë:
https://ec.europa.eu/…/applicants/learning-agreement_en
Për të patur informacion mbi lëndët që zhvillohen në Universitetin e Venezias, klikoni në: http://www.iuav.it/Didattica1/lauree/MAGISTRALI/ARCHITETTU/

Afati për aplikim: deri më 14 Korrik 2023 ora 14.00.
Aplikimi bëhet pranë Sekretarisë Mësimore të FAU. (godina FTI / UPT)

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Bashkisë Tiranë informojmë të gjithë studentët e interesuar se është hapur thirrja për projektin:

“Fillo me një ide – Fito një internship në Bashkinë Tiranë”, projekt i miratuar me “Vendimin nr.143 date 23.12.2022 të Këshillit Bashkiak”, sipas “Udhëzuesit operacional”.

Detajet mbi qëllimin, fushat dhe përfitimet nga ky projekt do t’i gjeni këtu.

Aplikimet hapen në datën 11.05.2023 dhe kryhen online.

Për informacion të mëtejshëm rreth mënyrës së aplikimit,:

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency