
Korça me arkitekturën e saj është një shembull i veçantë ndër qytetet tona historike, me një fytyrë krejt të re e të ndryshme nga të tjerat, rezultat i një realiteti të ri të krijuar në kapërcyellin e shekullit të XIX-të, që është shthurja e marrëdhënieve feudale dhe lindja e atyre kapitaliste, kapërcimi i copëzimit krahinor, krijimi dhe fuqizimi i tregjeve ndërkrahinore, struktura të reja klasore e lindja e borgjezisë vendase.