NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E KONKURSIT NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS (FAU)


Për kandidatët që kanë aplikuar për:
-Transferim studimesh
-Program i dytë studimi
-Trojet (Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovë, Medvegjë)
-Shtetas të huaj
në programet e studimit:
• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Arkitekt)
• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Urbanist)
• Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn
Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 16 Shtator 2021 në sallën Aula Magna, FAU, Tiranë.
Pjesëmarrësit në konkurs, ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, duhet të paraqiten ora 11:00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi.
Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë)
Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.
Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të jenë të pajisur me maskë, në respekt të rregullave AntiCovid.
Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete, asnjë mjet për të shkruar.