KUJTESË PËR REGJISTRIM NË TESTIN E PRANIMIT DHE DATA E ZHVILLIMIT TË TESTIT

Regjistrimi për të marrë pjesë në testin e pranimit si dhe data e zhvillimit të testit, viti akademik 2022-2023.
Testi i Pranimit për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvillohet më datën 23 Gusht 2022.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
• Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Testi i pranimit do të jetë një test i vetëm për të tre programet e studimit të sipërpërmendura.
Regjistrimi i konkurentëve për në testin e pranimit në të gjitha programet e studimeve të ofruara në FAU do të bëhet pranë Sekretarisë Mësimore duke nisur nga data 8-11 Gusht 2022, nga ora 08:00-16:00. Regjistrimi në konkurs është me pagesë 3000 lekë. Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.
Ju lutem ndiqni faqen tonë web dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR REGJISTRIM NË TESTIN E PRANIMIT

Dokumentacioni që kërkohet për regjistrim në testin e pranimit:

  1. Fotokopje e kartës së identitetit (ku të shënohet nr. telefeoni dhe adresa e-mail)
  2. Kopje e noterizuar e diplomës dhe dëftesës të shkollës së mesme
  3. Dy fotografi personale
  4. Mandati i pagesës
    Shkarko mandatin:
    Mandat akretimi

Tarifa e regjistrimit për testin e pranimit është 3000 lekë.

KRITERET E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT

Kriteret-e-pranimit-ne-programet-e-studimit

KUOTAT E PRANIMIT

Kuotat-e-pranimit

PLANET MËSIMORE

Planet-mesimore

PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTE, VITI AKADEMIK 2022-2023

Procedurat-e-aplikimit-dhe-te-regjistrimit-ne-Institucionet-e-Arsimit-te-Larte-viti-akademik-2022-2023

UDHËZUES MBI TESTIN E PRAMIMIT

udhezime per testin ne FAU_2022-2023_08.07.2022

MIRATIMI I DATËS SË ZHVILLIMIT TË TESTIT TË PRANIMIT

Miratimi i dates se zhvillimit te testit te pranimit

MIRATIMI I TARIFËS SË REGJISTRIMIT NE KONKURSIN E FAU 2022-2023

Miratimi i Tarifes se regjistrimit ne konkursin FAU 2022-2023

LISTA E APLIKANTËVE PËR KONKURSIN E PRANIMIT

Arkitekture
Urbanistike
Interier dhe Dizajn