When:
20 Aug 2019 @ 10:00 – 15:00
2019-08-20T10:00:00+02:00
2019-08-20T15:00:00+02:00

Testin e Pranimit

Në datën 20 Gusht 2019, FAU organizon Testin e Pranimit për kandidatët, të cilët aplikojnë në programet e studimit në FAU.

MBI ZHVILLIMIN E TESTIT TE PRANIMIT NE DEGËT QË OFRON FAU

  1. Testi i Pranimit do të zhvillohet datën 20 Gusht 2019, Ora 12.00 -15.00 në Pallatin e Kongreseve.
  2. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 10.00 te hyrja kryesore e Pallatit të Kongreseve (hyrja nga Bulevardi “Deshmorët e Kombit”) për verifikimin paraprak dhe sistemin në sallë sipas listës emërore.
  3. Lejohen të hyjnë në test vetëm kandidatët e regjistruar dhe të shpallur në listën e testit, të cilët duhet të jenë pajisur me dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë).
  4. Kandidatet që nuk kanë asnjë nga këto dokumente identifikimi nuk do të pranohen të marrin pjesë në testim.
  5. Testi i pranimit bazohet në njohuritë e fituara gjatë shkollës së mesme.
  6. Përgjigjet e pyetjeve do të jenë me alternativa dhe korrigjimi i testit do të bëhet i automatizuar.
  7. Kandidatet do te pajisen me fletët e testit dhe stilolapsat për plotësimin e tij (nuk ka nevoje për mjete vizatimi, vizore, etj.). Nuk lejohen ne test telefonat celuar dhe mjete të tjera të komunikimit.

Falënderojmë kandidatët që kanë zgjidhur të kandidojnë në një nga tre degët që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)!

FAU ju uron suksese!

Per me shume informacion lexoni:

Rregullorja e pranimeve ne deget qe mbulon FAU.