IFAU19 – 3rd International Forum for Architecture and Urbanism. | FAU UPT
Faculty of Architecture and Urbanism
Polytechnic University of Tirana

Jemi të kënaqur t’ju informojmë se janë botuar në format letër dhe e-book dy librat e Konferencës IFAU 2019.
Më poshtë gjeni në format e-book (PDF) të dy librat:

Paper Proceeding Book – IFAU 2019:
Modernization and Globalization: Challenges and Opportunities in Architecture, Urbanism, Cultural Heritage. Paper Proceedings Book/ed. Florian Nepravishta, Andrea Maliqari – Tiranë: Flesh, 2020. ISBN 978-9928-346-01-8; ISBN: 978-9928-131-92-8 (e-book)
FAU-2019_Papers_Shkurt 2020.pdf

Abstract Proceeding Book – IFAU 2019:
Modernization and Globalization: Challenges and Opportunities in Architecture, Urbanism, Cultural Heritage: IFAU- 3rd International Forum on Architecture and Urbanism: Abstract Proceedings Book: Tiranë, Albania, 21-23 November 2019 / ed. Florian Nepravishta, Andrea Maliqari, Ledita Mezini. – Tiranë: Flesh, 2020. ISBN 978-9928-131-89-8
IFAU_2019_Abstract Book_2020.pdf

Falenderime për të gjithë kolegët dhe pjesëmarrësit për kontributin.

Prezantimet e diplomave të Departamentit të Arkitekturës do të zhvillohen Online në datën 08.04.2021.

Katër sesionet paralele të prezantimeve do të zhvillohen përmes platformës Zoom duke filluar nga ora 10.00 e datës 08.04.2021

Kushtet e prezantimit:

– Për të kryer prezantimin duhet të jeni prezent me lidhje video dhe audio në takim;

– Sfondi vizual dhe niveli i zhurmave në ambientin tuaj duhet të jetë të përshtatshëm dhe të mos pengojë kryerjen normale të prezantimit dhe komunikimit;

– Për të shfaqur prezantimin tuaj duhet të klikoni ‘share screen’ në platformën Zoom;

– Maketin duhet ta mbani pranë vetes për ta shfaqur nëse lind nevoja.

Përmes një njoftimi të dytë, në vijim të verifikimeve finale të sekretarisë mësimore të FAU-t, do të afishohen përbërjet e jurive dhe emrat e studentëve diplomantë për çdo juri.

Ju njoftojmë se për degen e Dizajnit:

Data e kontrollit të tretë është në daten 29 Mars 2021

Data e dorëzimit është në daten 02 Prill 2021

Data e mbrojtjes është në daten 06 Prill 2021


Ju njoftojmë se për arsye të festës,

ditës së pushimit zyrtar në datë 22 mars 2021,

provimet e kësaj date,

spostohen të nesërmen më datë 23 mars 2021 në të njëjtin orar. 

Gjithashtu njoftojmë se provimi i lëndës Teknologji 3 ka ndryshim në orar, 

do të zhvillohet po në datë 23 mars 2021, por në orën 13.00.

Faleminderit, për mirëkuptimin!

Njoftim mbi datat e sezonit të Diplomave në Masterin Profesional, Restaurimi i Monumenteve të Kulturës.

Kontrolli i tretë i punimit të diplomës, për studentët e mbartur, do të zhvillohet në datën 24.03.2021.

Dorëzimi i punimit të diplomës do të bëhet në datën 30.03.2021.

Mbrojtja e diplomës do të zhvillohet në datën 05.04.2021.

Për mënyrën e zhvillimit të kontrollit të tretë, on-line apo në auditor, do të njoftoheni në ditët në vijim.

Ju urojmë suksese!

Të nderuar studentë,

Për vijimin e sezonit të dimrit për mbrojtjen e diplomave zyrtarisht ka ardhur struktura mësimore e ndryshuar, 2020-2021.

https://fau.edu.al/wp-content/uploads/2021/02/Struktura-mesimore-e-ndryshuar.pdf

Organizimi dhe datat për Departamentin e Urbanistikës për Studion e Diplomave do të jenë si vijon:

Kontroll 3

29.03.2021

Dorëzim i Diplomës

02.04.2021

Prezantimi / Mbrojtja e Diplomës

09.04.2021

Për kontrollin e tretë materialin do ta arkivoni në platformë te viti akademik 2019-2020 (meqënëse keni qenë të regjistruar të gjithë ju nëpër Atelietë përkatëse) – Studio Atelie Diplome | Detyrat/Projekte | Kontrolli i Tretë i Diplomave (mars 2021) | DU.

Njoftimi për prezantimin online dt. 29.03.2021 me adresën e Ateliesë përkatëse do t’ju mundësohet në vijim. 

Për dorëzimin e diplomës, ju lutem merrni masat për plotësimin e gjithë materialeve dhe dokumentacionit përkatës. Dorëzimi i Diplomave do të bëhet si fizik (harcopy) në departamentin e urbanistikës, po ashtu edhe në formatin digjital në platformë, ku do të gjeni zërin përkatës te Dorëzimi i Diplomës – PRILL 2020: Diplomë – Programi i studimit M.SH. në Arkitekturë – Urbanist. 

Për detaje mund të kontaktoni stafin ndihmës akademik:

MSc. Lisjan Tushaj

arkitekt_lt@yahoo.com

dep.urb@fau.edu.al

Për mënyrën e zhvillimit së Prezantimit dhe Mbrojtjes së Diplomës do të njoftoheni në vijim.

Njoftim lidhur me aksesin ne bibliotekat online

Në web të FAU-t https://fau.edu.al/burime-online-2/ Do tju shqafen disa mënyra aksesimi në bibliotekat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Aksesi në burimet online si: Biblioteka ShkencoreBibliotekat COBISSBiblioteka Kombëtare është i lirë. 

Aksesi në Bibloteka Digitale – Ulibrary, kërkon LogIn Per info te mëtejshme kliko: https://fau.edu.al/burime-online-2/ose në linkun: https://ulibrary.rash.al/

Faculty of Architecture and Urbanism
Polytechnic University of Tirana
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency