Listat e përditësuara të Atelieve të Diplomës, Departamenti i Arkitekturës | FAU UPT
Faculty of Architecture and Urbanism
Polytechnic University of Tirana

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Anhalt University of Applied Scienties, Gjermani.

Informacionin në lidhje me mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin më poshtë:

Në Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, po zhvillohet projekti kërkimor i përbashkët HCU/FAU, në formën e një workshopi, lidhur me programin e fondeve, të DAAD (Shërbimi i shkëmbimit të akademikëve gjermanë), University dialogue with the Western Balkans.
Në këtë kuadër është hartuar projekti: “Resource Efficient Panning in Tirana, Albania: New northern boulevard and river development”, nga Universiteti HafenCity University Hamburg, me drejtues projekti: Prof. Dr. Ing. Wolfgang Dickhaut, në partneritet me Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, me drejtues projekti: Prof. Dr. Florian Nepravishta.
Workshopi u zhvillua në mënyrë intensive 06 – 12.11.2022, në HCU Hamburg, dhe 14 – 18.11.2022 në FAU Tiranë. Shkëmbimi në të dy vendet u krye nëpërmjet vizitave në territor, dhe me ndërhyrje e prezantime nga staf akademik si dhe qeveri lokale dhe NGO të ndryshme. Projekti do të zhvillohet përgjatë këtij semestri nga studentët e të dy institucioneve me synimin finalizimin e një botimi të përbashkët.
Shkëmbimi i këtyre dy javëve u përmbyll me prezantimin e disa gjetjeve dhe ngacmimeve nga të dy zonat e ndërhyrjeve, në Oberbillwerder Hamburg, dhe zgjatimin verior të bulevardit në Tiranë.

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Milanos, publikohet thirrja për mobilitet për studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin e Milanos (POLIMI).
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Faculty of Architecture and Urbanism
Polytechnic University of Tirana
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency