FAU (UPT) falenderon,
Institutin Italian të Kulturës dhe Ambasadën e Italisë në Tiranë, Bashkinë e Durrësit, qendrat kulturore Harabel dhe BERC, të cilat bashkëpunuan dhe kontribuan në këtë nismë kulturore në Vilën Mbretërore në Durrës. Mbrëmja e veçantë synoi krijimin e një momenti vëmendjeje të dedikuar mbi vilën e degraduar, tashmë një monument i rëndësishëm arkitekturor shqiptar, i pasur me elementë historikë, volumorë dhe stilistikë, derivat i lidhjeve të ngushta të kohës me Italinë.
Eventi filloi me përshëndetjet e përzemërta të ambasadorit italian, Fabrizio Bucci, drejtorit të Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera, të dekanin të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (UPT), Armand Vokshi, përfaqësueses së BERC, Blerta Vula Rizvanolli, përfaqësueses së Harabel, Ajola Xoxa, dhe më pas u shoqërua me një seri me evente-arkitekti italian Prof. Paolo Di Nardo mbajti prezantimin me temë: “Dizajni = Mutacion Mesdhetar”.
Muzikë nga Vivaldi e Tartini interpretuar nga: Abigela Voshtina, violinë Jusuf Beshiri, klaviçembalo.
Ndërhyrja artistike me ndricim e preformanca nga Harabel Contemporary