Regjistrimi për të marrë pjesë në testin e pranimit si dhe data e zhvillimit të testit, viti akademik 2022-2023.
Testi i Pranimit për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvillohet më datën 23 Gusht 2022.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
• Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Testi i pranimit do të jetë një test i vetëm për të tre programet e studimit të sipërpërmendura.
Regjistrimi i konkurentëve për në testin e pranimit në të gjitha programet e studimeve të ofruara në FAU do të bëhet pranë Sekretarisë Mësimore duke nisur nga data 8-11 Gusht 2022, nga ora 08:00-16:00. Regjistrimi në konkurs është me pagesë 3000 lekë. Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.
Ju lutem ndiqni faqen tonë web dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.