Njoftohen studentët e diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, se Universiteti Politeknik i Barit ka hapur thirrjen për aplikim, për studime në Shkollën e Specializimit të Trashëgimisë Arkitekturore dhe Peizazhore, për vitin akademik 2022 – 2023. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve – 30 shtator 2022 Për informacion të plotë mbi Shkollën e Specializimit të Trashëgimisë Arkitekturore dhe Peizazhore, mënyrën e aplikimit, kërkesat dhe kriteret që duhen plotësuar, afatet kohore, si dhe informacione të tjera, ju lutemi shihni publikimin te WEB-I I UPT-së.