{item.titleToDisplay}
Detajet e plota
Konkursi/Testi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, për vitin akademik 2026 - 2027, do të zhvillohet në datën 19 Gusht 2026, salla e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi/testi janë:
- Programet e Integruara të ciklit të dytë të studimeve, Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë).
- Programet e Integruara të ciklit të dytë të studimeve, Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë).
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë).
Kujdes:
- Të drejtën për të zhvilluar konkursin/testin e pranimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët kanë përzgjedhur programet e studimit të FAU-t si një nga 10-të programet në portalin U-Albania dhe kanë kryer paraprakisht aplikimin për të marrë pjesë në konkursin/testin e pranimit.
Aplikimi për testin e pranimit dhe Testi i Pranimi është një i vetëm për të tre programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi. Theksojmë se për të gjitha fazat/raundet e regjistrimit aplikanti duhet të ketë kryer testin e pranimit i cili do të zhvillohet vetëm një herë. Çdo aplikant i paregjistruar për testin e pranimit (konkursin) brenda afateve të përcaktuara në këtë njoftim, edhe nëse ka përzgjedhur një nga programet e studimit si një nga 10 preferencat e tij, nuk do të ketë më të drejtën të konkurojë për asnjë nga tre programet e studimit që FAU zhvillok me konkurs.
Hapat:
- 27 Korrik – 1 Gusht Aplikimi online (Maturanti)
Përzgjedhja e 10 programeve të studimit në portalin U-Albania.
Në portalin U-Albania ju mund të listoni 1, 2 apo të 3 programet e studimit që FAU ofron.
- 27 Korrik – 31 Korrik – Aplikim Online për të marrë pjesë në testin e pranimit (Maturanti)
Maturanti kryen pagesën e tarifës së aplikimit për testin e pranimit që FAU zhvillon. (Shkarko Faturën e regjistrimit)
Maturanti aplikon në portalin e-Albania për të marrë pjesë në testin e pranimit që FAU zhvillon.
Për mënyrën e aplikimit online do të njoftoheni në një moment të dytë.
- 4 Gusht – FAU shkarkon listat e kandidatëve
Listën e kandidatëve që konkurojnë në programet e studimit në FAU dhe që kanë aplikuar për testin e pranimit në FAU.
- 5 Gusht – FAU afishon listat e kandidatëve
Listat e kandidatëve afishohen në mjediset e FAU-t dhe në faqet zyrtare elektronike.
- 19 Gusht – Testi i pranimit
Testi i pranimit do të zhvillohet në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
Lidhur me procedurat e hyrjes për në testin e pranimit do të njoftoheni në një moment të dytë.
- 21-22 Gusht – Renditja e aplikantëve
FAU brenda kësaj date publikon listën e renditjes së aplikantëve me ID mature, dhe i ngarkon në portalin U-Albania.
- 24 Gusht – Ankimimi
Kandidati ka të drejtën e ankimimit në FAU.
- 28 Gusht – 08 Shtator – Procesi i regjistrimit në FAU
Procesi i regjistrimit përfshin 7 faza 48-orëshe.
Kandidati regjistrohet në sekretarinë mësimore FAU.
Shënim
- Kanë të drejtë të regjistrohen për në testin e pranimit vetëm kandidatët të cilët kanë përzgjedhur programet e studimit të FAU-t si një nga dhjetë programet në portalin U-Albania dhe kanë kryer paraprakisht aplikimin për të marrë pjesë në konkursin/testin e pranimit.
- Sekretaria mësimore në datat 27-31 Korrik dhe 10-14 Gusht, do të jetë e hapur nga ora 08:00 - 14:00, dhe për cdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën e email: info@fau.edu.al; sekretariaf@gmail.com.
- Ju lutem ndiqni faqen web https://fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.
Në direktorinë, informacion mbi testin e pranimit, viti akademik 2026-2027, do të gjeni informacion të përditesuar në ditët në vijim për cdo proces.
https://fau.edu.al/Testi_i_Pranimit_13773/Informacion_mbi_testin_e_pranimit_viti_2026-2027/
- Në lidhje me testin e pranimit në FAU të viteve të kaluara mund të gjeni informacion të detajuar në link: https://fau.edu.al/Testi_i_Pranimit_13773/
- Kalenderi i Aplikimit Universitar 2026 link: https://ualbania.al/theme/files/Kalendari%20Aplikimit%202026-Ualbania-updated.pdf
