{item.titleToDisplay}
Detajet e plota
Në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Informimit të Maturantëve”, Universiteti Politeknik i Tiranës mori pjesë në Panairin “Work& Study 2024”, i cili u zhvillua në të gjitha qytetet e Shqipërisë, nga jugu në veri prej datës 26 shkurt – 21 mars 2024.
Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja, informimi, orientimi dhe këshillimi i nxënësve maturantë me ofertën akademike të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kriteret e pranimit.
Stafi pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte i përbëre nga specialistët e këshillimit të karrierës në rektorat dhe në fakultete, si edhe staf akademik nga Fakultetet.
Panairi u vizitua nga rreth 10.000 maturantë nga e gjithë Shqipëria, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve shprehën interes për ofertën akademike të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Duke vizituar stendën e UPT-së, shumë maturantë morën informacion të plotë rreth:
- Programeve të studimit në UPT
- Kritereve të pranimit
- Mundësive të shumta që u ofrohen studentëve (bursa, mobilitetet në kuadër të Erasmus+, etj)
- Këshillimit të karrierës dhe punësimit
Panairi vijon në datat 3 – 4 prill 2024, në Pallatin e Kongreseve.
