- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
“Kullat e Vrojtimit” – Prezantimi i Projekteve Fituese
25.05.2026
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në prezantimin publik të projekteve fituese të Konkursit Kombëtar “Kullat e Vrojtimit – Inteligjenca Natyrale, Artificiale dhe Kolektive.”
Ky konkurs, i nisur më 26 nëntor 2025, bashkoi studentë të talentuar nga i gjithë vendi. Pas një vlerësimi të kujdesshëm nga një Juri e përbërë nga ekspertë në arkitekturë, arkitekturë peizazhi, ekologji dhe turizëm, u përzgjodhën tre projekte fituese nga 11 punime të shkëlqyera. Që nga 7 prilli 2026, studentët fitues—tashmë profesionistë të rinj pjesë e programit EU4Nature—kanë punuar për zhvillimin e projekteve të tyre nga konceptuale në projekte arkitekturore të detajuara.
Këto Kulla Vrojtimi janë projektuar për monitorimin e faunës si dhe për zbulimin e zjarreve në pyje sepse do të pajisen me teleskop dhe dedektor tymi. Njëkohësisht do të kthehen në pole të interpretimit mjedisor in-situ, për shkak të afërsisë së tyre me pika të tjera interesi, si qendra vizitorësh dhe monumente natyre e kulture.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë shfaqje të inovacionit, krijimtarisë dhe ruajtjes së mjedisit. Konfirmimi i pranisë suaj do të ishte shumë i vlerësuar.
