- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Sqarim lidhur me ndryshimet në Strukturën Mësimore për semestrin e dytë, viti akademik 2025-2026
28.04.2026
A- Cikli i parë i studimeve dhe Programet e Integruara të ciklit të dytë të studimeve
- Cikli i parë i studimeve:
Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn
- Program i Integruar i ciklit të dytë të studimeve:
Master i Shkencave në Arkitekturë – Profili Arkitekt
Master i Shkencave në Arkitekturë – Profili Urbanist
Gjatë periudhës së aktivitetit mësimor do të kryhen këto zëvendësime:
• Në datën 24.03.2026, ditën e Martë, do të zhvillohet mësimi i ditës së Hënë.
• Në datën 16.04.2026, ditën e Enjte, do të zhvillohet mësimi i ditës së Hënë.
• Në datën 01.06.2026, do të zhvillohet mësimi i ditës së Hënë.
• Në datën 02.06.2026, ditën e Martë, do tö zhvillohet mësimi i ditës së Premte.
Sqarojmë se për programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve;
• Tre vitet e para, të cilët zhvillojnë mësim në 14 javë duhet të ndjekin datat e mësipërme për zëvendësimet.
• Viti i 4-t dhe i 5-të, të cilët zhvillojnë mësim në 12 javë, mund të zëvendësojnë në javën e 13-të apo/dhe 14-të sipas orarit mësimor që zhvillojnë lëndët normalisht.
B- Cikli i dytë i studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional"
- Master Profesional:
Restaurim i Monumenteve Kulturore
Gjatë periudhës së aktivitetit mësimor do të kryhen këto zëvendësime:
• Në datën 24.03.2026, ditën e Martë, do të zhvillohet mësimi i ditës së Hënë.
• Në datën 16.04.2026, ditën e Enjte, do të zhvillohet mësimi i ditës së Hënë.
• Në datën 29.04.2026, ditën e Mërkurë, do të zhvillohet mësimi i ditës së Premte.
• Në datën 25.05.2026, do të zhvillohet mësimi i ditës së Hënë.
Bashkëlidhur gjeni Strukturën Mësimore të ndryshuar.
