Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë | Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë 

  • Kreu
  • Burime Online
  • Kontakt
fau logo
FAU
Eja në FAU
Edukimi
Kërkimi Shkencor
Studentët
Këndi i Informimit
Testi i Pranimit
Konkurse Studentore
  1. Kreu
  2. Këndi i Informimit
  3. Njoftime
  • Evente
  • Njoftime
  • Arkiva e Njoftimeve
  • Njoftime për vende të lira pune
Kthehu te njoftimet

Sqarim dhe shtyrje e afatit për aplikimin në Testin e Pranimit në FAU, viti akademik 2026–2027

29.07.2026
Sqarim dhe shtyrje e afatit për aplikimin në Testin e Pranimit në FAU, viti akademik 2026–2027

Të dashur aplikantë maturantë Shqiptarë,

Bazuar mbi Kalendari Aplikimit 2026 dhe Urdhri i përbashkët i QSHA dhe RASH, Nr. 108, datë 15.06.2026, "Për miratimin e kalendarit të procedurave të aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2026–2027", ku përzgjedhja e programeve të studimit është deri më datën 1 Gusht, FAU vendosi që “Aplikimi për Provimin e Pranimit në Universitet” i cili kryhet Online nëpërmjet portalit e-Albania, të jetë i hapur deri në datën 1 Gusht, ora 00:00.

Ju informojmë se aplikimi në e-Albania shërben vetëm për regjistrimin në konkurs/testin e pranimit. Në këtë fazë të aplikimit ka rëndësi vetëm të përzgjedhni Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistkës, pavarësisht nëse keni përzgjedhur 1, 2 apo 3 programet e studimit në FAU.

Për momentin në portalin e-Albania është aktiv vetëm programi i studimit Arkitekturë Interieri dhe Dizajni, por kjo nuk kushtëzon përzgjedhjen legjitime tuajën të kryer sipas formularit online në U-Albania. Ndaj ju lutem vazhdoni pa hezitim aplikimin deri në fund. Ky është vetëm procesi për tu regjistruar në Testin e Pranimit. Renditja në programet e studimit do të bëhet vetëm sipas 10 preferencave që ju keni përzgjedhur në portalin U-Albania.

Shënim

Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.

Në direktorinë, Informacion mbi Testin e Pranimit, viti akademik 2026-2027 do të gjeni informacion të përditesuar në ditët në vijim për cdo proces.

https://fau.edu.al/Testi_i_Pranimit_13773/Informacion_mbi_testin_e_pranimit_viti_2026-2027/

 

Shkarko Hapat e aplikimit dhe regjistrimit.

Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
info@fau.edu.al

Fakulteti

  • Personeli Akademik
  • Personeli Administrativ
  • Programet e Studimit
  • Dokumente dhe publikime

Studentët

  • Orari mësimor
  • Guida studentore
  • Zyra e Karrierës

Shërbimet

  • Sekretaria
  • E-Learning FAU
  • Biblioteka Digjitale
upt logo fau logo

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Kontakt Politikat e Privatesise

© Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT 2023 | Mbështetur nga ARK IT