- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Shpallen finalistët e Konkursit ''Riciklo - Kreativ 2026''
30.07.2026
Të nderuar aplikantë të Konkursit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Riciklo –Kreativ 26”,
Të bindur dhe të kënaqur nga cilësia e konceptit të projekteve tuaja, të sjella në Fau brenda afatit, Juria e ngritur enkas për këtë konkurs, e cila është e përberë nga:
- Alban Birçe (Shqipëri)
- Armand Vokshi (Shqipëri)
- Bekir Ademi (Maqedoni e Veriut)
- Bledion Baraliu (Kosovë)
- Edmond Pergega (Shqipëri)
- Edmond Manahasa (Shqipëri)
- Ered Sali (Shqipëri)
- Indrit Hamiti (Shqipëri)
- Nuran Saliu (Maqedoni e Veriut)
- Visar Geci (Austri / Kosovë),
vendosi që grupet finaliste të këtij konkursi të jenë grupet e mëposhtme:
- 11235
- 20050
- 22111
- 26124
- 33445
- 92727
- 10116
- ELIRE
- 01350
- 44444
- 00911
- 25213
- 66667
- 14119
- 24768
- 66666
- 78187
- 63857
Grupet e mësipërme do të vijojnë të jenë anonim deri në ditën e përzgjedhjes së projektit fitues.
- Dorëzimi i maketit (prototipit): 31 Shtator 2026, TEG
- Periudha e ekspozitës: 01-15 Tetor 2026, TEG
- Shpallja e fituesve: 15 Tetor 2026, TEG
Në lidhje me dorëzimin dhe ekspozimin e veprave në TEG, do të dërgohet një njoftim i detajuar.
Ekspozita me maketet (prototype) e modeleve të propozua do të qëndrojë e hapur në TEG për 15 ditë. Maketet duhet të përgatiten në shkallë 1:1, me përmasa jo më të mëdha se: 3m x 3m x 3m dhe të realizuara me materialin e riciklueshëm që propozohet. Së bashku me maketin (prototype) do të ekspozohen edhe posterat shoqërues përkatës (në format A1).
ÇMIMET E KONKURSIT
Konkursi Ndërkombëtar i Arkitekturës “Riciklo – Kreativ 2026” do të shpallë 1 çmim të parë, 2 çmime të dyta dhe 3 çmime të treta. Çmimet në para do t'u jepen fituesve sipas vendeve:
- 800€ për vendin e parë;
- 2 x 500€ për vendin e dytë;
- 3 x 400€ për vendin e tretë.
Faleminderit dhe suksese,
FAU
