- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Rihapet aplikimi online për ''Aplikim për Testin e Pranimit në FAU, viti akademik 2026 - 2027''
04.08.2026
Të dashur aplikantë maturantë Shqiptarë,
Rihapet aplikimi online në portalin e-albania për “Aplikim për Testin e Pranimit në FAU, viti akademik 2026 - 2027”, për të gjithë ata maturantë të cilët nuk kanë mundur të ngarkojnë në kohë mandatin e pagesës për të marrë pjesë në testin e pranimit si dhe për ata të cilët nuk kanë arritur të kryejnë aplikimin e plotë.
Aplikimet do të jenë të hapura në periudhën 10-14 Gusht 2026, ora 16:00. Ky afat është afati i fundit për tu regjistruar në testin e pranimit për të gjitha raundet.
Link: https://e-albania.al/ServiceDetails/16887
Kujdes:
Aplikantët që nuk regjistrohen për testin e pranimit brenda afateve të përcaktuara, edhe nëse kanë përzgjedhur një nga këto programe si një nga 10 preferencat e tyre, nuk do të kenë të drejtë të konkurojnë për këto programe.
Të drejtën për “Aplikim për Testin e Pranimit në FAU, viti akademik 2026 - 2027”, e kanë vetëm maturantët të cilët kanë përzgjedhur programet e FAU-t si një nga preferencat e tyre.
Rikujtesë, për vitin akademik 2026 - 2027, konkursi/testi i pranimit në FAU do të zhvillohet në datë 19 Gusht, salla e Pallatit të Konkreseve, Tiranë.
Programet për të cilat organizohet konkursi janë:
- Master i Integruar i Ciklit të Dytë në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
- Master i Integruar i Ciklit të Dytë në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.
Në direktorinë, informacion mbi testin e pranimit, viti akademik 2026-2027 do të gjeni informacion të përditesuar në ditët në vijim për cdo proces.
https://fau.edu.al/Testi_i_Pranimit_13773/Informacion_mbi_testin_e_pranimit_viti_2026-2027/
