- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Regjistrimi në lëndë për studentët 'jo të rregullt' që kanë detyrime të mbetura, si frekuentimi i detyrueshëm dhe/ose dorëzimi i detyrave apo projekteve
19.09.2025
Përshëndetje Studentë,
Ju informojmë se bazuar mbi strukturën mësimore, më datë 6 Tetor 2025 fillon viti akademik 2025-2026.
Për një proces sa më efikas të përgatitjeve të grupeve mësimore, Dekanati ka përgatitur një “Google Form” për regjistrimin në lëndë të studentëve “jo të rregullt”, të cilët kanë detyrime lidhur me lëndën si detyrim frekuentimi ose/dhe detyrë/projekt.
Regjistrimi në lëndë do të jetë i hapur nga data 20 Shtator deri më 30 Shtator, ora 24:00.
Përtej këtij afati nuk do të lejohen më regjistrime në lëndë dhe nuk do të ketë regjistrime pranë pedagogut të lëndës apo sekretarisë mësimore.
Ky formular do të shërbejë si një databazë për regjistrimin në regjistrin mësimor.
Formulari i regjistrimit: https://forms.gle/aRnVe9ZAwpK1BTBM9
Struktura mësimore: https://fau.edu.al/Edukimi/Struktura_m_e_simore/
Shënim:
Ky formular regjistrimi nuk duhet të plotësohet nga studentët e regullt apo studentët e rinj.
Për cdo paqartësi kontaktoni në adresën info@fau.edu.al.
Ju urojmë një vit akademik të lehtë dhe të suksesshëm,
FAU
