- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Promovimi i botimit shkencor: “Trashëgimia industriale në Itali dhe në Shqipëri – Një pasuri për t’u vlerësuar”
08.10.2026
FTESË
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (Universiteti Politeknik i Tiranës), në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë (IIC), ka kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në promovimin e botimit shkencor:
“Trashëgimia industriale në Itali dhe në Shqipëri – Një pasuri për t’u vlerësuar”
(Patrimonio industriale in Italia e in Albania – Una risorsa da valorizzare)
Autorë:
Juljan Veleshnja, Armand Vokshi, Manuela Mattone, Loredana Luvidi, Silvia Rescic.
Ky botim vë në fokus vlerat historike, arkitektonike dhe kulturore të trashëgimisë industriale në Itali dhe Shqipëri, duke eksploruar potencialin e saj për ruajtje, ripërdorim adaptiv dhe rigjenerim të qëndrueshëm bashkëkohor.
Data: E enjte, 15 tetor 2026
Ora: 12:00
Vendi: Universiteti Politeknik i Tiranës (Salla 104)
Pjesëmarrja juaj do të nderonte këtë takim të rëndësishëm akademik dhe kulturor.
