- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Kthehu te njoftimet
Prazantimi i librit ''Praktika e Vlerësimit të Monumenteve'' nga Prof. Pirro Thomo
Prazantimi i librit ''Praktika e Vlerësimit të Monumenteve'' nga Prof. Pirro Thomo
08.06.2025
08.06.2025

FAU - Universiteti Politeknik i Tiranës ka kënaqësinë t’ju ftojë në prezantimin zyrtar të veprës më të fundit të njërit prej themeluesve të fushës së restaurimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë ndërtimore në Shqipëri.
📍 Aula Magna, UPT
📅 E hënë, 16 Qershor 2024
🕕 Ora 18:00
Kjo vepër monumentale, e strukturuar në dy vëllime dhe e paraqitur në version dygjuhësh (shqip–anglisht), përmbledh më shumë se gjashtë dekada përvojë profesionale në fushën e restaurimit të monumenteve, duke sjellë për lexuesin një panoramë të gjerë metodologjike, historike dhe teknike mbi ruajtjen e trashëgimisë sonë arkitektonike.
Botimi ofron reflektime të thelluara teorike dhe shembuj konkretë të restaurimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke filluar nga Voskopoja, Korça dhe Gjirokastra, e deri te manastiret e Malit të Shenjtë në Greqi.
Ngjarja do të shoqërohet me diskutime mbi rëndësinë e ruajtjes së autenticitetit në proceset restauruese, sfidat aktuale dhe perspektivat për të ardhmen e trashëgimisë sonë kulturore.
Ju mirëpresim!