- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Njoftim mbi fillimin e procedurave për aplikimin dhe dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursës financiare dhe përjashtimin/reduktimin nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2026–2027
22.10.2026
Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) se ka nisur procesi i aplikimit për përfitimin e bursës financiare dhe përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2026–2027.
Aplikimi kryhet nëpërmjet formularëve përkatës (bashkëlidhur njoftimit) të plotësuar, të shoqëruar me dokumentacionin provues, të cilët duhet të dorëzohen nga vetë studenti pranë Zyrës së Financës.
Ky proces zhvillohet në zbatim të shkresës së Administratorit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), me nr. 4281, datë 13.10.2026, me objekt: “Mbi fillimin e procedurave të njoftimit të studentëve për aplikimin dhe dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursës financiare dhe përjashtimin/reduktimin nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2026–2027”.
Studentët e interesuar ftohen të plotësojnë formularët përkatës dhe të dorëzojnë dokumentacionin provues sipas kërkesave të përcaktuara për këtë kategori.
