- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Kthehu te njoftimet
Njoftim - Data e zhvillimit dhe regjstrimi për Testin e Pranimit, viti akademik 2025-2026
Njoftim - Data e zhvillimit dhe regjstrimi për Testin e Pranimit, viti akademik 2025-2026
06.07.2025
06.07.2025

Konkursi/Testi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, për vitin akademik 2025-2026 do të zhvillohet në datën 20 Gusht 2025, salla e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi/testi janë:
- Programet e Integruara të ciklit të dytë të studimeve, Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
- Programet e Integruara të ciklit të dytë të studimeve, Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Kujdes:
Të drejtën për të zhvilluar konkursin/testin e pranimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët kanë përzgjdhur programet e studimit të FAU-t si një nga dhjetë programet në portalin U-Albania dhe kanë kryer paraprakisht regjistrimin për të marrë pjesë në konkursin/testin e pranimit.
Testi i pranimit dhe procesi i regjistrimit është një i vetëm për të tre programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi.
Theksojmë se për të gjitha fazat/raundet e regjistrimit, aplikanti duhet të ketë kryer testin e pranimit i cili do të zhvillohet vetëm një herë.
Çdo aplikant i paregjistruar për testin e pranimit (konkursin) brenda afateve të përcaktuara në këtë njoftim, edhe nëse ka përzgjedhur një nga programet e studimit si një nga 10 preferencat e tij, nuk do të ketë më të drejtën të konkurojë për asnjë nga tre programet e studimit që FAU ofron me konkurs.
Hapat:
I. 29 Korrik – 3 Gusht: Aplikimi online (Maturanti)
Përzgjedhja e 10 programeve të studimit në portalin U-Albania.
Në portalin U-Albania ju mund të listoni 1, 2 apo të 3 programet e studimit që FAU ofron.
II. 5 Gusht – 6 Gusht: FAU shkarkon listat e kandidatëve që konkurojnë në programet e studimit.
III. 7 Gusht: FAU afishon listat e kandidatëve
Listat e kandidatëve afishohen në mjediset e FAU-t dhe në faqet zyrtare elektronike.
IV. 11 Gusht – 15 Gusht: Regjistrimi Online për të marrë pjesë në testin e pranimit (Maturanti)
Regjistrimet për të marrë pjesë në testin e pranimit do të kryhen online.
Pjesëmarrja në testin e prenimit është me pagesë 3500 lekë (Kliko këtu për të shkarkuar mandatin).
Për mënyrën e regjistrimit online do të njoftoheni në një moment të dytë.
V. 20 Gusht: Testi i pranimit
Testi i pranimit do të zhvillohet në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Lidhur me procedurat e hyrjes për në testin e pranimit do të njoftoheni në një moment të dytë.
VI. 25 Gusht: Renditja e aplikantëve
FAU brenda kësaj date publikon listën e renditjes së aplikantëve me ID mature, dhe i ngarkon në portalin U-Albania.
VII. 27 Gusht: Ankimimi
Kandidati ka të drejtën e ankimimit në FAU.
VII. 29 Gusht – 11 Shtator: Procesi i regjistrimit në FAU
Procesi i regjistrimit përfshin 7 faza 48-orëshe.
Kandidati regjistrohet në sekretarinë mësimore FAU.
Shënim:
- Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkursin e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.
- Sekretaria mësimore në datat 11-15 Gusht do të jetë e hapur nga ora 08:00-14:00, dhe për cdo paqartësi kontaktoni në adresën e email: info@fau.edu.al; peciselime@gmail.com;
- Ju lutem ndiqni faqen tonë web dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.
- Në direktorinë "Informacion mbi testin e pranimit, viti akademik 2025-2026", do të gjeni informacion të përditesuar në ditët në vijim për cdo proces.
- Në lidhje me testin e pranimit në FAU të viteve të kaluara mund të gjeni informacion të detajuar në link: https://fau.edu.al/Testi_i_Pranimit_13773/
- Kalenderi i Aplikimit Universitar 2025 link: https://ualbania.al/theme/files/Kalendari_Aplikimit_2025_Ualbania.pdf
Suksese!