- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Ndërtesat e vjetra shqiptare prej qerpiçi do të prezantohen në Sardenjë
12.05.2025

Në përmbyllje të projektit dypalësh me titull: “Njohja në shërbim të mbrojtjes dhe përmirësimit të arkitekturës popullore prej qerpiçi", puna kërkimore dyvjeçare midis FAU-t dhe CNR do të prezantohet në Sardenja, në një vend i cili njihet për teknika unike në ndërtimet me këtë lloj tradite me baltë.
Projekti dypalësh u bë i mundur falë financimit sipas marrëveshjes të CNR (Itali) / AKKSHI (Shqipëri) 2023/2024, pas aplikimit të bërë bashkarisht nga lektorë të FAU-t, pjesë e katedrave të restaurimit, si dhe kërkues shkencorë të fushave të ndryshme të CNR (Qendrës Kombëtare Kërkimore të Italisë me seli në Romë, Firence e Torino).
Projekti i koordinuar mes palës shqiptare dhe asaj italiane, përveç vizitave reciproke njohëse të kësaj lloj trashëgimie në të dy vendet respektive, Itali e Shqipëri, ofroi mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme kërkimore për vlerësimin dhe ruajtjen e shtëpive prej qerpiçi, fatkeqsisht si trashëgimi në zhdukje të plotë.
Në Itali, falë sensibilizimit, kjo trashëgimi tipike në disa zona është kthyer në vlerë identitare për tu ruajtur, si dhe në atraksion turistik në disa vende.
Projekti, përveç analizave të teknologjive, aspekteve të veçorive fizike dhe përbërjeve kimike të materialeve, ka pasur fokus në promovimin dhe regjistrimin e tyre, përmes zhvillimit të një aplikacioni online për raportimin e ndërtesave prej qerpiçi. Ky aplikacion do të jetë i dobishëm në mbështetjen e regjistrimit të të tyre në Shqipëri.
Një falenderim i veçantë shkon për zotin Walter Secci, një ruajtës fanatik i kësaj lloj trashëgimie në Sardenjë, si bashkëorganizator i eventit.