Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë | Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë 

  • Kreu
  • Burime Online
  • Kontakt
fau logo
FAU
Eja në FAU
Edukimi
Kërkimi Shkencor
Studentët
Këndi i Informimit
Testi i Pranimit
Konkurse Studentore
  1. Kreu
  2. Këndi i Informimit
  3. Njoftime
  • Evente
  • Njoftime
  • Arkiva e Njoftimeve
  • Njoftime për vende të lira pune
Kthehu te njoftimet

Ju njohim me jurinë e konkursit ''Riciklo Kreativ 2026''

14.07.2026
Ju njohim me jurinë e konkursit ''Riciklo Kreativ 2026''

Alban Birçe

Juria e Riciklo Kreativ 2026 mirëpret arkitektin Alban Birçe, bashkëthemelues i studios Arkiplan – Arkitekturë & Design.

I formuar në Firence, ai sjell një qasje ku funksioni, forma dhe ndjeshmëria ndaj kontekstit ndërthuren natyrshëm. Përvoja e tij në krijimin e arkitekturës në dialog me vendin, materialin dhe peizazhin do të jetë një vlerë e rëndësishme në përzgjedhjen e projekteve të këtij edicioni.

Alban Birce

Armand Vokshi

Armand Vokshi i bashkohet jurisë së Riciklo Kreativ 2026.

Arkitekt, pedagog dhe Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në UPT, ai ndërthur prej vitesh praktikën profesionale me mësimdhënien, kërkimin dhe angazhimin në jetën akademike të arkitekturës.

Përvoja e tij kombëtare dhe ndërkombëtare do të kontribuojë në vlerësimin e ideve që sjellin inovacion, përgjegjshmëri dhe një vizion të ri për hapësirën.

Armand Vokshi

Edmond Manahasa

Juria e Riciklo Kreativ 2026 mirëpret Assoc. Prof. Dr. Edmond Manahasa, arkitekt dhe Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Universitetin Epoka.

Me një veprimtari akademike të fokusuar në identitetin urban, psikologjinë e mjedisit të ndërtuar, tipologjitë e banimit dhe arkitekturën historike, ai sjell një këndvështrim të thelluar mbi marrëdhënien mes njeriut, hapësirës dhe qytetit.

Edmond Manehasa

Indrit Hamiti

Arkitekti dhe urbanisti Indrit Hamiti është pjesë e jurisë së Riciklo Kreativ 2026.

Me mbi 27 vite përvojë dhe si themelues i Inceptio Studio dhe Spectrum, ai ka ndërtuar një praktikë që përfshin arkitekturën, zhvillimin urban dhe angazhimin publik.

Përvoja e tij profesionale, qytetare dhe rajonale do të ndihmojë në evidentimin e ideve që krijojnë ndikim pozitiv për komunitetin dhe mjedisin.

Indrit Hamiti

Nuran Saliu

Juria e Riciklo Kreativ 2026 mirëpret Assoc. Prof. Nuran Saliu, arkitekt, studiues dhe pedagog në Universitetin e Tetovës.

Puna e tij fokusohet në projektimin arkitektonik, metodologjitë kompjutacionale dhe aplikimin e inteligjencës artificiale në arkitekturë, duke krijuar një urë të vazhdueshme mes kërkimit akademik dhe praktikës profesionale.

Një perspektivë bashkëkohore për të vlerësuar idetë më inovative të konkursit.

Nuran Saliu

Visar Geci

Arkitekti Visar Geci, themelues i 1010 Architecture, i bashkohet jurisë së Riciklo Kreativ 2026.

Me eksperiencë në projekte rezidenciale, komerciale dhe urbane në vende të ndryshme të Evropës, puna e tij fokusohet në inovacionin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe transformimin e hapësirave publike.

Ekspertiza e tij do të sjellë një perspektivë ndërkombëtare në vlerësimin e projekteve.

Visar Geci

Bekir Ademi

Juria e Riciklo Kreativ 2026 mirëpret arkitektin Bekir Ademi, themelues i studios BINA në Shkup.

Puna e tij është vlerësuar në konkurse dhe platforma ndërkombëtare, ndërsa projektet e realizuara prej tij kanë përfaqësuar arkitekturën e Maqedonisë së Veriut edhe në skenën evropiane.

Me një qasje ku ideja arkitekturore lidhet ngushtë me realizimin, ai do të kontribuojë në evidentimin e projekteve me identitet, vizion dhe forcë krijuese.

Bekir Ademi

Bledion Baraliu

Arkitekti, lektori dhe Presidenti i Shoqatës së Arkitektëve të Kosovës, Bledion Baraliu, është pjesë e jurisë së Riciklo Kreativ 2026.

Si bashkëthemelues i archiEDU dhe një nga promovuesit e hershëm të metodologjisë BIM në rajon, ai ndërthur projektimin, teknologjinë, mësimdhënien dhe angazhimin institucional.

Eksperienca e tij do të jetë një kontribut i rëndësishëm në vlerësimin e ideve inovative dhe të realizueshme.

Bledion Baraliu

Edmond Pergega

Juria e Riciklo Kreativ 2026 mirëpret arkitektin, urbanistin, dizajnerin dhe pedagogun Edmond Pergega.

Me përvojë profesionale në Itali dhe Shqipëri, ai ndërthur arkitekturën, urbanistikën dhe dizajnin me kërkimin akademik, inovacionin teknologjik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Qasja e tij ndërdisiplinore do të kontribuojë në vlerësimin e projekteve që bashkojnë krijimtarinë, funksionin dhe ndërgjegjësimin mjedisor.

Edmond Pergega

Ered Sali

Juria e Riciklo Kreativ 2026 mirëpret Ered Sali, arkitekt dhe Retail Project Development Director në ACREM.

Me përvojën e tij në arkitekturë dhe zhvillimin e projekteve, ai do të jetë pjesë kyçe në vlerësimin e ideve që ndërthurin kreativitetin, funksionalitetin dhe realizueshmërinë, duke sjellë zgjidhje me ndikim pozitiv për mjedisin dhe komunitetin.

Ered Sali

Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
info@fau.edu.al

Fakulteti

  • Personeli Akademik
  • Personeli Administrativ
  • Programet e Studimit
  • Dokumente dhe publikime

Studentët

  • Orari mësimor
  • Guida studentore
  • Zyra e Karrierës

Shërbimet

  • Sekretaria
  • E-Learning FAU
  • Biblioteka Digjitale
upt logo fau logo

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Kontakt Politikat e Privatesise

© Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT 2023 | Mbështetur nga ARK IT