- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Evente
Hapet programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn
01.08.2026
Një program bashkëkohor që ndërthur arkitekturën e interierit, dizajnin e produktit me kulturën dhe procesin krijues, duke përgatitur profesionistë të aftë për të projektuar hapësira, objekte dhe eksperienca të cilësisë së lartë.
Programi është ndërtuar mbi një qasje ndërdisiplinore, ku mendimi kritik, kërkimi, eksperimentimi dhe projektimi zhvillohen paralelisht, në përputhje me sfidat e praktikës dhe zhvillimet më të fundit në fushën e arkitekturës dhe dizajnit.
🥇 30 kuota aplikimi
🗓️ Viti akademik 2026-2027
Bëhu pjesë e një programi që synon të krijojë një urë lidhëse mes arkitekturës, dizajnit dhe kulturës krijuese.
Informacioni mbi kriteret e pranimit dhe afatet e aplikimit do të publikohet së shpejti në faqen zyrtare të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
