- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Evente
Ftesë për pjesëmarrje në promovimin e librit “FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE A2020/3''
26.07.2026
Të nderuar kolegë dhe studentë,
Dashamirës të arkitekturës mbareshqiptare,
Me kënaqësi të veçantë ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e promovimit të librit:
"Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare A2020/3",
vëllimi i tretë i një cikli botimesh që synon të dokumentojë dhe promovojë fragmente të krijimtarisë aktuale arkitekturore shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të realizuara ekskluzivisht nga arkitektet shqiptarë.
49 studio arkitekturore shqiptare shpalosin idetë e tyre në këtë publikim.
Ky libër nuk është vetëm një përmbledhje projektesh. Ai është një dëshmi e kohës sonë dhe e njerëzve që e formësojnë atë përmes arkitekturës. Çdo projekt i përfshirë në këtë botim përfaqëson një ide, një vizion dhe një mënyrë të veçantë të të menduarit mbi hapësirën. Të mbledhura së bashku, këto fragmente krijojnë panoramën e arkitekturës bashkëkohore shqiptare, duke dëshmuar larminë, cilësinë dhe identitetin e profesionit tonë.
Publikimi u bë i mundur falë kontributit të HQBUILD në Itali.
Eventi i promovimit të librit realizohet nën kujdesin e HQBUILD, Everest dhe Smart Home Albania.
Do të ishte një nder i veçantë ta ndajmë këtë mbrëmje me ju!
Data: 28 Korrik 2026
Ora:18:00
Vendi: Hotel Plaza, Tiranë – Salla e Madhe
Me respekt,
Armand Vokshi, Blerta Vula Rizvanolli, Besian Mehmeti
"Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare A2020/3"
Shkarko programin e eventit.
