Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë | Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë 

  • Kreu
  • Burime Online
  • Kontakt
fau logo
FAU
Eja në FAU
Edukimi
Kërkimi Shkencor
Studentët
Këndi i Informimit
Testi i Pranimit
Konkurse Studentore
  1. Kreu
  2. Edukimi
  3. Erasmus+
  • Programet e Studimit
    • Arkitekturë Interieri & Design
      • Plani mësimor

      • Organizimi i Studimeve

      • Pranimet
    • MSHA-Arkitekt
      • Plani mësimor

      • Organizimi i Studimeve

      • Pranimet
    • MSHA- Urbanist
      • Plani mësimor

      • Organizimi i Studimeve

      • Pranimet
    • MP- Restaurim Monumentesh Kulturore
      • Plani mësimor

      • Organizimi i Studimeve

      • Pranimet
  • Struktura Mësimore
  • Erasmus+
  • Orari Mësimor
    • Semestri I
    • Semestri II
  • Orari i Provimeve
    • Sezoni i Dimrit
    • Sezoni i Verës
    • Sezoni i Vjeshtës
Kthehu te njoftimet

Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) studentësh të FAU, në kuadër të Marrëveshjes KA1, të Programit Erasmus +, në Universitetin e Venezias IUAV, (Double Degree)

Afati i fundit për aplikim është data 1 Korrik 2026, ora 14:00
11.06.2026
Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) studentësh të FAU, në kuadër të Marrëveshjes KA1, të Programit Erasmus +, në Universitetin e Venezias IUAV, (Double Degree)

Double Degree në Venecia për FAU, mbuluar financiarisht me Erasmus+.

Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) studentësh të FAU, në kuadër të Marrëveshjes KA1, të Programit Erasmus +, në Universitetin e Venezias IUAV, në Itali.

Në kuadrin e marrëveshjes dy palëshe ndërmjet FAU dhe Universitetit IUAV i Venezias, “An Implementation Agreement for Academic Cooperation for Seting Up a Double Degree” dhe në kuadrin e programit Erasmus+ KA 1, hapet thirrja për aplikime për Bursa, për studentët Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, të cilët mund të kryejnë studime pranë Universitetit IUAV të Venezias, në Itali.

Mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbim studentësh të nivelit Master për studime.

Niveli i mobilitetit për studentët:

  • Master Shkencor. (studentët duhet të jenë të regjistruar në një Program të integruar studimi të ciklit të dytë, Master Shkencor, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, dhe në momentin e aplikimit, duhet të jenë studentë të rregullt në vitin e 4).

Kohëzgjatja e bursave:

  • 1 vit akademik, (10 muaj: Tetor 2026 - Korrik 2027). (studentët do të kryejnë vitin e fundit të studimeve, në Universitetin pritës, dhe në fund të vitit do të marrin diplomë të dyfishtë).

Fusha e studimit:

  • Arkitekturë
  • Urbanistikë

Numri total i studentëve: 3 studentë

Kushte paraprake për studentët:

- Studentët duhet të kenë fituar të 180 kreditet e 3 viteve te para. Gjatë procesit të seleksionimit të kandidatëve, do të jenë fitues ata studentë që nuk kanë lëndë të mbartura për frekuentim, dhe nuk kanë asnjë provim të mbartur deri në momentin e aplikimit.

- Studentët duhet të kënë të mbrojtur gjuhën e huaj, Italisht ose Anglisht (preferohet Italisht).

Dokumentat e nevojshme për aplikim, për studentët:

- CV;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Listë notash deri në momentin e aplikimit;
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze ose italiane);
- Çertifikatë e gjuhës së huaj ( Italisht ose Anglisht,)*;
-Dokumenti Learning Agreement**

* Niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B2. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me çertifikatën përkatëse të gjuhës së huaj. (Çertifikatë e marrë në provimet që njeh Ministria e Arsimit, Rinisë e Sporteve MASR).

**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Politeknik të Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin në Venezia, lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në vitin përkatës në Fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Për të shkarkuar formatin e “Learning Agreement” klikoni si më poshtë:

https://ec.europa.eu/.../applicants/learning-agreement_en

Për të patur informacion mbi lëndët që zhvillohen në Universitetin e Venezias, klikoni në:

http://www.iuav.it/Didattica1/lauree/MAGISTRALI/ARCHITETTU/

Afati për aplikim: deri më 1 Korrik 2026, ora 14:00.

Aplikimi bëhet pranë Sekretarisë Mësimore të FAU. (godina FTI / UPT)

Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
info@fau.edu.al

Fakulteti

  • Personeli Akademik
  • Personeli Administrativ
  • Programet e Studimit
  • Dokumente dhe publikime

Studentët

  • Orari mësimor
  • Guida studentore
  • Zyra e Karrierës

Shërbimet

  • Sekretaria
  • E-Learning FAU
  • Biblioteka Digjitale
upt logo fau logo

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Kontakt Politikat e Privatesise

© Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT 2023 | Mbështetur nga ARK IT