Tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015- 2016

Dega Arkitekturë, Profili Arkitekt / Urbanist

  • Viti i Parë – 40 000 Lekë
  • Viti i Dytë – 40 000 Lekë
  • Viti i Tretë – 35 883 Lekë
  • Viti i Katërt – 34 503 Lekë
  • Viti i Pestë – 31 900 Lekë

Tarifat e shkollimit për vitin akademik 2014- 2015

Dega Arkitekturë, Profili Arkitekt / Urbanist

  • Viti i Parë – 40 000 Lekë
  • Viti i Dytë – 35 883 Lekë
  • Viti i Tretë – 34 503 Lekë
  • Viti i Katërt – 31 900 Lekë
  • Viti i Pestë – 30 660 Lekë

Dega Arkitekturë, Profili Arkitekt / Urbanist – Tarifa për fakultet të dytë

  • Viti i Parë – 203 690 Lekë
  • Viti i Dytë – 195 856 Lekë
  • Viti i Tretë – 188 323 Lekë
  • Viti i Katërt – 181 080 Lekë
  • Viti i Pestë – 174 115 Lekë

Studentët të cilët përjashtohen nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2014- 2015.

  • Kandidatët, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2014-2015, si dhe studentët, që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

 

Bursat

  • Bursë e plotë 8 900 lekë/muaj
  • Gjysëm burse 4 450 lekë/muaj

Përfitojnë bursë studentët, brenda kuotave dhe kritereve të mëposhtme:

Sipas kriterit ekonomik:

  • Studentët, që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik.
  • Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.
  • Studentët, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.
  • Secili nga studentët, bashkëshort me fëmijë, që plotëson kriterin ekonomik dhe që vendoset në konvikt publik.
  • Studentët, që kanë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.

Sipas rezultateve të arritura:

  • Studentët, që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje Ari.
  • Studentët,   që   regjistrohen   në   vitin   e   parë   të   shkollës   së   lartë,   që   janë   shpallur   nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Për vitin akademik 2014-2015, numri i tyre do të jetë 25 studentë. Kjo kategori studentësh përfiton bursë kur ata vazhdojnë studimet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe vetëm për vitin akademik 2014-2015.
  • Studentët,që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha notat 10.

Jashtë kriterit ekonomik:

  • Studentë, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

Studentët e të gjitha kategorive të sipërpërmendura nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të bursës, kur:

  • janë ndarë nga trungu familjar
  • familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private
  • vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi
  • humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese