Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture:

Masteri i parë i këtij lloji në Shqipëri. Ky program studimi do të zhvillohet në qytetin e Korçës në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Institutin Arkeologjik, me universitetet e huaja partnere të FAU dhe me Bashkinë Korçë.

  • Nr. i Krediteve 60 ECTS
  • Kohëzgjatja 1 vit akademik (me kohe te plote)

 Miratuar me:

  • Vendimi i Këshillit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikes 2  datë 01/04/2014 “Për hapjen e programit të studimit te ciklit te dytë Master Profesional në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës”.
  • Vendimi i Senatit Akademik te UPT 6 datë 11/04/2014 “Për hapjen e programit të studimit te ciklit te dytë Master Profesional në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës”.

Masteri Profesional në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës synon të krijojë një program trajnimi të bazuar në një qasje metodologjike shumëdisiplinore në të cilin bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë njohuri profesionale dhe tekniko-shkencore, që në fund të formojë pjesëmarrësit në fushën e konservimit, në kantieret e restaurimit arkitekturor dhe artistik në kompleksitet të lartë.

Masteri përveçse t’i siguroje pjesëmarrësve ekspertiza të larta në teknikat tradicionale dhe të reja të përfshira në ruajtjen e monumenteve historike dhe arkitekturore, ka për qëllim që të nise një përgatitje teknike-operative që do te shoqërojë të gjithë rrugëtimin e formimit, fillimisht nëpërmjet seminareve dhe workshop-ve në lidhje me disiplinat e ndryshme dhe pastaj falë një periudhe të trajnimit në të cilën studenti do të jetë në gjendje të merret me punë reale, duke zhvilluar më se miri potencialin e tij dhe aftësitë përmes përvojës direkte.

Kursi Master i drejtohet palëve të interesuara për të zhvilluar një ekspertizë të vërtetë në fushën e restaurimit arkitektonik dhe artistik në kompleksitet të lartë.

Si rezultat i mësimeve të marra gjatë Masterit dhe i aktivitetit projektues të zhvilluar gjatë kursit, diplomatët do të jenë në gjendje që të zhvillojnë si profesionin e arkitektit restaurator (si projektues, drejtues punimesh dhe drejtues kantieri) ashtu edhe aktivitet kërkimi mbi trashëgiminë arkitektonike.

Partnerë të programit të studimit:

  • Bashkia Korçë
  • Ministria e Kulturës
  • Instituti i Monumenteve te Kulturës “Gani Strazimiri”
  • Fakulteti i Inxhinierisë se Ndërtimit
  • Institutit te Arkeologjisë, Qendra e Studimeve Albanologjike
  • RADAR, Universiteti Sapienza i Romës, Itali
  • Universiteti i Firences, Itali
  • Universiteti i Urbinos, Itali
  • Universiteti i Barit, Itali

Kuotat

Gjithsej për vitin akdemik 2017-2018 do të pranohen 50 studentë.
8 kuota janë të rezervuara për studentët e Republikës së Kosovës dhe studentët me kombësi shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

Progami parashikon kuota edhe për shtetas të huaj.

Akomodimi

Për studentët mundësohet akomodimi pranë konvikteve studentore në qytetin e Korçës.

Info

Për info të mëtejshme mund të paraqiteni në FAU apo të na kontaktoni me email në info@fau.edu.al

Plani Mësimor (PDF)