Flori

Prof. Dr. Florian Nepravishta

Është diplomuar në degën e Arkitekturës në vitin 1993 pranë UPT dhe në degën e Jurispundencës në vitin 2003 pranë USH. Në vitin 2002 ka përfunduar studimet MSc. në “Urban Housing Management”, pranë IHS – Erasmus University, Holandë dhe Lund University, Suedi. Në vitin 2009 ka marrë gradën shkencore “Doktor”, në vitin 2013 titullin Profesor i  Asociuar dhe në 2016 titullin Profesor.

Profesor Nepravishta ka një përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie dhe në praktikën e projektimit. Aktiviteti i tij kërkimor-shkencor është orientuar drejt projektimit arkitektonik, adaptimit dhe ruajtjes së trashëgimisë historike, rigjenerimit urban dhe strehimit. Ai ka kryer kualifikime shkencore dhe mësimdhënie në disa universitete të huaja. Gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme dhe ka realizuar një sëre punimesh shkencore te nivelit artikuj, referime, monografi si brenda dhe jashtë vendit. Ai është anëtar i komiteteve të ndryshme shkencore dhe i redaksive te disa revistave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është anëtar i Senatit te UPT, Këshillit Shkencor të IMK, Kryesisë së SHASH, EHNR, IFHP, etj.

Ka drejtuar Departamentin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të FIN-UPT gjatë periudhës 2009-2012 dhe më pas Departamentin e Arkitekturës, FAU-UPT. Në vitin 2016 zgjidhet Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Kontakt: florian.nepravishta@fau.edu.al

Mësimdhënia:

  • Studio Arkitekture 3, 4
  • Adaptim Arkitektonik
  • Studio Diplome