Oct
20
Enj
2016
65 vite UPT @ UPT
Oct 20 2016 – Sep 29 2017 all-day

Universiteti Politeknik i Tiranës

1951 – 2016

65 vite lidership në fushat teknike dhe inxhinierike në Shqipëri dhe në rajon

Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) u themelua në vitin 1951, me emërtimin Instituti i Lartë Politeknik. Në vitin 1957 e tërë struktura e tij u integrua në Universitetin Shtetëror Tiranës. Me VKM Nr. 215, datë 15.07.1991 “Për riorganizimin e Universitetit të Tiranës” u rithemelua Universiteti Politeknik i Tiranës, duke u shkëputur nga Universiteti i Tiranës dhe duke rigrupuar në strukturën e tij akademike të gjitha fakultetet me formim inxhinierik dhe duke u riorganizuar si universitet publik më vete.

www.upt.al