When:
02 Sep 2017 @ 17:00 – 13 Oct 2017 @ 19:00
2017-09-02T17:00:00+02:00
2017-10-13T19:00:00+02:00
Where:
Universita' degli Studi G. D'Annunzio, Dipartimento di Architettura
Viale Pindaro
42, 65127 Pescara PE
Itali
Cost:
Free
Contact:
Gjergji Islami

UNDER PRESSURE – Facts of Socialist architecture in Albania

Pas ekspozitës së parë në IUAV, Venecia në Qershor dhe Korrik 2017, “Under Pressure” rihapet në Pescara (Itali), e ftuar nga  Università degli Studi “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara.

Arkitektura e periudhës së komunizmit në Shqipëri vendoset nën fokusin e një audience ndërkombëtare, përmes ekspozitës “Under Pressure – Facts of socialist architecture in Albania”, e hapur në Pescara, Itali, prej 2 shtatorit deri më 13 tetor 2017. Ekspozita është vazhdë e një pune kërkimore 3-vjeçare të Universitetit Politeknik të Tiranës që synon të hapë debatin rreth trysnisë dhe projektimit, ideologjisë dhe arkitekturës, në një nga realitetet me te izoluara komuniste në bote. Departamenti i Arkitekturës në Università degli Studi “G. d’Annunzio”, ka mbështetur dhe mirëpritur ekspozitën, duke shfaqur interes e duke inkurajuar debatin mbi realitetin e panjohur të arkitekturës shqiptare.

21191896_10213822842873319_5459977534707773752_n

Ekspozita është një përpjekje për te portretizuar realitetin e Shqipërisë komuniste duke përdorur arkitekturën si mjet deshifrues. Ajo fton vizitorin të lexojë një rrëfim i cili nuk shfaqet as kronologjik dhe as i ndërtuar mbi fakte të renditura. Të zhvilluarit të një linje-narrativë, në thelb, do të ofronte një perspektivë personale të autorëve. Materiali i ekspozuar ka për qellim të neutralizojë çdo nivel të mundshëm para-interpretimi, duke e nxitur vizitorin në rrugëtimin e tij personal, në eksplorimin dhe perceptimin e një konteksti të panjohur.

Tema e përgjithshme e ekspozitës mbetet ilustrimi i formave të shumta të dialogut të vendosur mes arkitekturës dhe pushtetit, duke evidentuar një dikotomi, e cila pasqyrohet në procesin krijues të arkitektit. Duke kaluar në një nivel më kontekstual lind pyetja: Si u ndikua arkitektura në Shqipëri nga trysnia e kohës, e cila më së shumti modelohej nga propaganda dhe ideologjia komuniste? Përgjigjja vjen përmes një kolazhi episodesh që nxjerrin në dritë pjesëza realitetesh të deformuara, të përthyera apo të mbivendosura. Tetë etyde ilustrojnë mozaikun: Ideologjia dhe projektimi, Qasja dhe imazhi, Tipizimi, Parafabrikimi, Disidenca (?), Ateizmi, Forma Kombëtare dhe Arkitektura si mjet komunikimi.

Përmes këtyre etydeve tematike bëhet e lexueshme se si në mjaft raste arkitektura transformohet në një mjet që mundëson komunikimin mes pushtetit dhe qytetarit. Entitetet arkitektonike apo urbane kthehen ne skena mbi të cilat propaganda materializohet në formë apo hapësirë dhe ku ideologjia modelon vazhdimisht botëkuptimin artistik.

Një ekspozitë nga: Gjergji Islami, Denada Veizaj, Gjergj Thomai, Enrico Fontanari

Koncepti dhe dizajni grafik: Ana Pekmezi

Nën kujdesin e veçantë të: Andrea Maliqari, Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës

Organizimi i ekspozitës në Pescara: Piero Rovigatti, Gjergji Islami, me Daniela Bisceglia dhe Carmine Volpe

Mbështetur nga: IUAV, Universiteti i Venecias Universiteti Politeknik i Tiranës, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, Universiteti “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara

Çelja: 02 Shtator 2017 ora 17.00

Marrin pjesë: Paolo Fusero, drejtues i Dd’A; Lorenzo Pignatti, drejtues i CdL Architettura Pescara; Gjergji Islami, Universiteti Polieknik Tiranë; Roberto Mascarucci, Piero Rovigatti, Dd’A

Orari i vizitave: Nga e Hëna në të Premte 9.00 – 19.00

Fletëpalosje (pdf)

Facebook event (link)

Università degli Studi “G. d’Annunzio” (link)

Ekspozita e mëparshme (link IUAV, Venecia)