Ermir Gjoka

Pas diplomimit në pikturë pranë Institutit Shtetëror të Arteve “I.S.A” në Itali, ka kryer studimet e larta pranë Universitetit “Gabriele D’Annunzio” në Chieti – Pescara “Diplomë Speciale e Nivelit të Dytë në Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimi” me rezultat maksimal “110 e Lode”.

Ka kryer studimet pasuniversitare “Master Shkencor Ndërkombëtar i Nivelit të II-të në Arkitekturë” në Universitetin e  Waterloo/ Cambridge Canada dhe Universitetin  “Roma Tre”, Itali.

Nga viti 2009 bëhet pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit Politeknik të Tiranes ku kontribuon si Lektor i I-rë.

Aktualisht, në statusin kandidat për titullin “Doktor Shkencash”, zhvillon aktivitetin kërkimor-shkencor me temë “Normativat bazë të procesit projektues dhe propozimi i ligjit mbi arkitekturën e qëndrueshme në Shqiperi”, duke marrë pjesë në konferenca kombëtare/ndërkombëtare, në projekte ndëruniversitare, dhe në publikime të ndryshme shkencore.

Anëtar i Urdhërit të Arkitektëve “O.A.P.P.C” në Itali, me nje eksperiencë profesionale në projektim që prej vitit 2003, ushtron profesionin si arkitekt në bashkëpunim me studio arkitekture vendase e të huaja.


Kontakt: ermir.gjoka@fau.edu.al

Mësimdhënia:

  • Studio Arkitekture 1, 2, 3, 4