Eled Fagu Eled Fagu është diplomuar për Arkitekturë pranë Università degli Studi di Firenze, Itali në vitin 2006. Fillimisht ai u angazhua në mësimdhënie në universitete private të arkitekturës në Shqipëri,  ku ka qenë lektor për lëndë të fushës së kompozimit dhe teorisë së arkitekturës e urbanistikës. Prej vitit 2010 kontribuon si pedagog i jashtëm në FAU dhe prej vitit 2014 i është bashkuar personelit akademik efektiv të këtij fakulteti.
Aktualisht po zhvillon ciklin e Doktoraturës me temë mbi historinë dhe kritikën e dizainit urban dhe arkitektonik, me fokus në lindjen dhe zhvillimin e qyteteve të themeluara gjatë periudhës së Realizmit Socialist në Shqipëri. Interesat e tij kërkimore përfshijnë gjithashtu tematika që trajtojnë çështje të analizës dhe kritikës së projektit arkitektonik dhe urban, kompozimi i parë në këndvështrimin artistik dhe social, tipologjitë ndërtimore duke përfshirë ato historike dhe bashkëkohore.
Eled Fagu gjithashtu angazhohet  në fushën e projektimit dhe konsulencës ndertimore prej disa vitesh, gjatë së cilave ka punuar për projekte komplekse dhe me ndikim pozitiv shoqëror.

Kontakt: eled.fagu@fau.edu.al

Mësimdhënia :

  • Teori Arkitekture
  • Studio Arkitekture 5 dhe 6