Dorina Pllumbi

Pas diplomimit në arkitekturë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ka kryer studimet Master të Nivelit të Dytë pranë Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Romës “Sapienza”. Në vazhdimësi të studimeve pas-universitare, po në “Sapienza”, është në proces të përfundimit të studimeve të doktoraturës.
Me një përqasje të integruar dhe shumë-dimensionale duke përfshirë jo vetem aspekte urbane dhe arkitektonike por dhe sociale, ekonomike dhe ambientale synon të japë një kontribut konkret në procesin e transfromimeve urbane në kontekstin shqiptar. Me aspiratën e një qyteti të hapur për një shoqëri të hapur shqiptare interesi i saj shkencor është i orientuar drejt urbanizmit të qëndrueshëm, në veçanti drejt urbanizmit në shkallë të vogël si mundësi e aktivizimit të rigjenerimit urban fokusuar në kualitetin e hapësirave publike si katalizatore të jetës në komunitet dhe rritjes së ndjenjës së përkatësisë.
Dorina, që nga viti 2009 është pedagoge pranë FAU. Beson fort në prodhimin e dijes gjatë aktivitetit kërkimor dhe didaktik si dhe në potencialin e përdorimit të kësaj dije nga profesionistët e rinj për të transformuar realitete urbane.

Kontakt: dorina.pllumbi@fau.edu.al

Mësimdhënia:

  • Projektim Ambiental
  • Studio Arkitekture 3, 4