Denada Veizaj Denada Veizaj përfundon studimet Master i Shkencave pranë Universitetit Politeknik Tiranë në degën Arkitekturë në vitin 2007. Në vitin 2015 fiton gradën Doktor i Shkencave me një disertacion të fokusuar mbi aparatet matematikore dhe mjetet e avancuara analitike për studimin e indeve urbane.
Puna kërkimore mbështetet në bindjen se sistemet e avancuara gjeometrike ndihmojnë në rritjen e aftësive tona për të lexuar dhe ekzaminuar endjet urbane në dimensionin material e jo-material, duke prodhuar përgjigje më bindëse në terma të zhvillimit te qëndrueshëm.
Në vitet 2013 dhe 2016 kryen studime pas-universitare dhe pas-doktorale pranë Erasmus University, fokusuar mbi teori të avancuara të urbanizmit, dinamikes dhe qeverisjes urbane dhe çështje të gjeografisë ekonomike.
Kontribuon si lektore pranë Departamentit të Arkitekturës që nga viti 2008 e përfshirë në disiplinat e komunikimit grafik, adaptimit dhe projektimit arkitektonik me një pjesëmarrje aktive në procesin e përditësimit të vazhduar të kurrikulave dhe në prezantimin e koncepteve të reja në fushën e dizajnit me mjete te dixhitalizuara.
Denada Veizaj, në periudhën 2012-2016, ka kontribuar edhe pranë Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë në rolin e Sekretares së Përgjithshme dhe është anëtare e Kryesisë së SHASH.


Kontakt: denada.veizaj@fau.edu.aldenada.veizaj@yahoo.com

Mësimdhënia:

  • CAAD Vizualizim Grafik 2
  • Studio Arkitekture 7
  • Studio Diplome