Ani Panariti

Ani Tola (Panariti) ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Arkitekturë në vitet 2003-2008. Ajo është kandidate për doktor shkencash në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës. Fusha e saj kërkimore është komforti termik urban. Ajo ka interes të veçantë për format gjeometrike në hapësirë, inxhinierinë në arkitekturë dhe arkitekturën ambientale.
Eksperienca e saj akademike ka filluar në vitin 2009, kur ajo u bashkua me stafin akademik të FAU. Që prej vitit 2011 kontribuon në koordinimin e Shkollës së Doktoraturës, FAU.
Në vitet 2010-2012 ka qënë anëtare e “American Institute of Architects”, Kaliforni, SHBA.  Në vitin 2010 ka zhvilluar mësim vullnetarisht pranë “Monterey Peninsula College”, Kaliforni, në lëndët CAD dhe Gjeometri Deskriptive.
Ani Tola (Panariti) ushtron profesionin e arkitektit që prej vitit 2008 duke bashkëpunuar me studio të ndryshme projektimi në Shqipëri, SHBA, Itali dhe Katar.

Prej vitit 2016 është sekretare e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë dhe anëtare e kryesisë së saj.

Kontakt: ani.panariti@fau.edu.al

Mësimdhënia:

  • Gjeometri Deskriptive 1, 2