Andronira Burda

Andronira Burda ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Arkitekturë, në vitin 2012, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Arkitekt.

Në vitin 2013, angazhohet pranë seksionit të CAAD dhe Vizualizimit grafik, në cilësinë e pedagogut me kohë të pjesshme, duke u fokusuar në transmetimin e njohurive të   metodologjisë së projektimit me anë të kompjuterit në Arkitekturë, në funksion të rritjes së produktivitetit dhe cilësisë së projektimit.

Po në vitin 2013 kryen kursin pasuniversitar mbi planifikimin e territorit dhe formave të qeverisjes pranë Universitetit Polis, në bashkëpunim me Erasmus University. Ajo është angazhuar edhe në hartimin e politikave të zhvillimit të territorit si dhe rishikimet e kuadrit ligjor të planifikimit dhe zhvillimit të territorit përgjatë viteve 2014-2017.

Prej vitit 2017 është asistent lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe angazhohet edhe në mësimdhënie të metodologjive dixhitale të rilevimit dhe prezantimit të Monumenteve të Kulturës.

Fusha të tjera të cilat kanë përbërë interes studimor dhe në të cilat Andronria ka vijuar kualifikimet pasuniversitare jashtë  vendit janë: analizimi i ndërtesave historike nëpërmjet metodologjisë së arkitekturës stratigrafike, si dhe qasja drejt efiçencës energjetike të qendrave urbane të trashëgimisë kulturore të UNESCOs.

Andronira prej vitit 2017 është koordinatore e Masterit Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture

Kontakt: aniburda@hotmail.com

Mësimdhënia:

  • CAAD-Vizualizim Grafik 3
  • Metodologjitë e rilevimit dhe prezantimit të Monumenteve të Kulturës