Prof. Dr. Andrea Maliqari

Ka përfunduar studimet universitare në vitin 1987 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë.
Ka një eksperiencë në mësimdhënie mbi 27 vjecare si asistent dhe më pas si pedagog dhe profesor i disiplinave të projektimit me kompjuter në fushën e arkitekturës dhe të ndërtimit prane UPT. Gjithashtu Prof. Maliqari ka kryer kualifikime shkencore dhe mësimdhënie në disa universitete të huaja si në Francë, Itali, Spanjë e Maqedoni.
Ka fituar graden shkencore “Doktor i Shkencave” në fushen e projektimit me kompjuter në arkitekturë dhe urbanistikë në vitin 1993. Në vitin 1998 ka fituar titullin akademik “Professor i Asociuar” dhe aktualisht mban titullin akademik “Profesor”.
Aktiviteti i tij kërkimor-shkencor është orientuar drejt metodologjise se projektimit me kompjuter në arkitekturë dhe urbanistikë si dhe në përdorimin e teknologjisë digitale dhe aparatit matematik dhe informatik në projektimin arkitektonik dhe urban. Prof. Maliqari shtë autor i mjaft publikimeve dhe disa librave në këto fusha.
Ka drejtuar Departamentin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të FIN-UPT gjatë periudhës 1993-2003 dhe më pas, në vitet 2008-2013 ka qenë Dekan i FIN-UPT. Në vitet 2013-2016 ka qenë Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikes të UPT. Në majin Prill 2016, Prof. Dr. Maliqari është zgjedhur Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Mësimdhënia:

  • CAAD-Vizualizim Grafik 1, 2, 3