Dr. Parashqevi Tashi

Eshtë diplomuar për Arkitekturë pranë Fakultetit të Inxhinierisë së  Ndërtimit, UT  në 1987.  Ka ushtruar profesionin e arkitektes në Institutin e Studimeve e Projektimit të Ndërtimit Nr. 4 (ISP Nr. 4 më vonë ISPUN) prej 1987 -2003. Gjatë këtyre viteve ka marrë pjesë si arkitekte në një numër të konsiderueshëm studimesh e projektesh, të zbatuara në gjithë vendin.
Ajo ka eksperiencë profesionale në projektim që prej vitit 1996 dhe është licencuar si arkitekte e urbaniste si dhe e kualifikuar për zbatim punimesh, mbikqyerje e kolaudim.
Prej 2003 jep kontributin si lektore e parë për lëndën “Gjeometri Deskriptive 1, 2” pranë Departamentit të Arkitekturës në FAU, UPT. Është pjesëmarrëse në konferenca ndërkombëtare, si dhe autore e bashkëautore në botime tekstesh mësimore. Gjithashtu është aktivizuar si lektore e jashtme edhe në universitete të tjera brenda vendit.
Interesat kërkimore shkencore fokusohen në dhënien e kontributit në fushen e rivitalizimit dhe zhvillit te qëndrueshem të hapsirave publike.
Ka kryer studimet e doktoraturës pranë Fakultetit të Arkitekturës e Urbanistikës me temë: “Si ka ndikuar ndryshimi i sistemeve politike në Shqipëri në transformimin e hapësirave ndërmjet banesave.”

Mësimdhënia:

  • Gjeometri Deskriptive 1, 2