Dr. Loreta Çapeli

Diplomohet në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së  Ndërtimit dega  arkitekturë në 1991.
Përfundon studimet Master i Nivelit të Dytë në “Rilevim dhe dokumentim arkitektonik, restaurim i monumenteve te kulturës” pranë Universitetit Politeknik të Tiranës; Universitetit të Romës “Sapienza”; Universitetit të Valencias, në 2006.
Prej 1996 e në vazhdim është lektor i parë për lëndën “Histori arkitekture” fillimisht pranë Departamentit të Arkitekturës e Urbanistikës në FIN, e tashmë pranë Fakultetit të Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në aktivitetin didaktik e shkencor  numëron specializime e kualifikime shkencore në Francë e Itali, pjesëmarrje në konferenca e seminare kombëtare/ndërkombëtare, artikuj, botime e pjesëmarrje në projekte të përbashkët shkencorë ndëruniversitarë e aktivizohet edhe si pedagoge e ftuar në universitete të tjera.
Në dhjetor 2016 ka mbrojtur gradën shkencore Doktor në Fakultetin e Arkitekturës e Urbanistikës në Tiranë, me një studim arkitektonik të tipollogjive ndërtimore të qytetit antik të Apollonisë.

Mësimdhënia

  • Histori arkitekture 1, 2